Maqedonia paralajmëron taksa për të pamartuarit për shkak të rënies drastike të natalitetit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ngritur alarmin për rënien alarmante të natalitetit në vend dhe ka paralajmëruar masa të diskutueshme për të nxitur rritjen e lindjeve, përfshirë vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një aktivitet qeveritar, Mickoski bëri me dije se në vitin 2024 janë regjistruar vetëm 16.061 lindje, ndërsa vdekjet ishin 20.201, duke rezultuar në një rënie natyrore të popullsisë prej 4.140 personash. Ai theksoi se në katër vitet e fundit vendi ka humbur mbi 33 mijë banorë, sa një qytet i madh si Kavadari apo Kërçova.

Norma e lindshmërisë është ulur nga 12,5 për mijë banorë në vitin 2010 në vetëm 8,8 për mijë në vitin 2024. Mickoski paralajmëroi se në shumë zona rurale mungojnë nxënësit e klasës së parë, ndërsa po rritet numri i personave që jetojnë vetëm, duke vënë në pah krizën demografike që po përballet vendi.

Lexo edhe:  Arifi e quan “diktator” Kurtin: Nuk ka ndjenja ndaj Luginës së Preshevës