Zbritën nga motori dhe sulmuan një veturë, Policia po kërkon dy personat me motor

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Lexo edhe:  Don Xhon dhe Era Istrefi kapen ‘mat’, shkuan në pushime bashkë?