Një person i jep fund jetës në qëndrën e paraburgimit 

Një person dyshohet se ka kryer vetvrasje në qendrën e paraburgimit pranë stacionit policor në Suharekë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës ndërsa policia ka nisur hetimet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Nazif Kololli nga fshati Budakovë.

I njëjti po mbahej në paraburgim për dhunë në familje.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet i vdekur sot, dyshohet se qëlloi veten me kallash