FSK diplomon sot kadetët e gjeneratës 2025

Të premten, më 4 korrik 2025, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2025 të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja do të zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, si dhe familjarë të kadetëve.

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo ceremoni shënon një moment të rëndësishëm në përgatitjen dhe zhvillimin profesional të kadetëve që do t’i shërbejnë vendit në kuadër të forcave të sigurisë.

Lexo edhe:  Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë me paga mbi 1000 euro, ka punëtorë që paguhet deri në 2000 euro