I vidhet Audi Q8 me vlerë 130 mijë euro një shtetasi nga Maqedonia – automjeti u zhduk në mes të ditës

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në qytetin e Ferizajt, ku një veturë luksoze është zhdukur në rrethana ende të paqarta.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është R. E., shtetas i Maqedonisë së Veriut, me qëndrim në Gjermani, i cili ka denoncuar se rreth orës 15:00 kishte parkuar veturën e tij Audi Q8 ngjyrë portokalli në rrugën “Gjon Serreçi” në Ferizaj, por kur është kthyer rreth orës 20:45, vetura nuk gjendej më në vendin ku ishte lënë.

Sipas deklarimeve të tij, automjeti është blerë para dy vitesh me vlerë 130 mijë euro nga djali i tij.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” (vjedhje e veturës) dhe është marrë për trajtim nga Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila tashmë ka ndërmarrë veprimet hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Lexo edhe:  Një person i dehur e godet një polic në Prizren, pasi i del pija Policia e dërgon në mbajtje