Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarës për vjedhje, e publikon fotografinë

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët, në lidhje me identifikimin e një gruaje të dyshuar për përfshirje në një vepër vjedhjeje.

Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarës dhe kërkon informacion nga qytetarët që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  1 muaj paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan qindra qytetarë