Identifikohet i dyshuari që dhunoi dhe la shtatzënë të miturën në Gjilan, ndodhet jashtë vendit

Dje u raportua për një rast tronditës të dhunimit në Gjilan, ku viktimë është një vajzë e mitur. Si pasojë e marrëdhënies seksuale që ka kryer me një person të rritur, e mitura ka ngelur shtatzënë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është identifikuar dhe bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Branko Petroviç.

Petroviç është kërkuar nga Policia, por sipas familjarëve të tij ai ndodhet në një vend evropian dhe do të kthehet që atje pas disa muajsh.

Ndërkohë gjatë intervistimit e mitura ka deklaruar se me të dyshuarin ka pasur lidhje dashurie për disa muaj dhe me të njëjtin gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe kontakt intim.

Mjeku gjinekolog ka konfirmuar se e mitura është në javën e dhjetë të shtatzënisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Propozoi formimin e "strukturave paramilitare shqiptare", supendohet polici i Kosovës