Parashikimi i fundit për sot dhe ditëve në vijim

Pas freskimit të shkurtër të motit dhe stuhive të izoluara tani kemi stabilizim të motit dhe rikthimin gradual të vapes verore. Në shumë pjesë të Shqipërisë vala e nxehtësisë nuk është ndërprerë fare dhe vazhdon tutje.

Nesër në Kosovë na pret mot me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë paksa të freskëta nga veriu, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë rritje nga 27 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në viset kontinentale do të jetë pak më freskët për shkak të erërave nga veriu e verilindja sidomos në viset kodrinore-malore. Vapë në perëndim dhe qendër të Shqipërisë.

Nga e hëna nxehtë e më nxehtë. Vala e re nxehtësisë fillon menjëherë të dielën dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë javës së re. Në fillim të javës së re nuk pritet ndoshta nxehtësi ekstreme, por ajo do të vjen duke u fuqizuar gradualisht nga dita në ditë.

Evoluimi i mëtutjeshëm i gjendjes sinoptike do të mund të sjellë ndryshime dhe për këtë informacione tjera gjatë ditës së nesërme ose në mbrëmje./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Sveçla në Missini në veri për kafe, i drejtohet gazetarit serb: Tash s’është më këtu Radojçiqi, gjithçka është e sigurt