Gjyshi në Vushtrri tenton të marrë mbesën në përkujdesje, kundër dëshirës së nënës, arrestohet

Një person është arrestuar të premten në Vushtrri.

Ai dyshohet se ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së nënës së fëmijës.

Po ashtu, Policia gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Kuvajti kërkon ekstradimin e burrit të Arta Bajramit, i zëvendësohet masa e paraburgimit