S’pagoi gjobën prej 200 eurosh – gjoba i kthehet në denim me burg

Një qytetar është ndaluar mbrëmë në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit doli se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv.

Burime të Sinjalit, bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leonard Gashin, 31-vjeçar. Ai ishte dënuar me gjobë prej 200 eurosh, nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Kanosje”.

Pasi nuk e kishte paguar gjobën, gjykata kishte vendosur që dënimi t’i kthehej në burgim prej 10 ditësh.

Personi në fjalë ishte ndaluar më 21 qershor, në ora 22:51, në ANP “Adem Jashari”.

Lexo edhe:  E rëndë: Kishte rënë në bunarin e shtëpisë së saj, humb jetën gruaja në Vushtrri