KEK-u në kolaps – nga nesër e gjithë rryma do të blihet nga jashtë
Kompania KESCO ka njoftuar se nga 21 qershori pritet një mungesë serioze e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Sipas njoftimit, në skenarin më të keq, e gjithë energjia për konsumatorët në Kosovë do të duhet të sigurohet nga importi.
KESCO thotë se është informuar për kolaps të prodhimit vendor, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin energjetik të vendit në ditët në vijim.
Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë edhe në çmimin apo furnizimin me energji elektrike për qytetarët.