Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë: Policia hap me forcë derën e një banese, e gjen të vdekur një person

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar sot paradite në Mitrovicë, shkruan “Jepi zë”.

Sipas Policisë, rreth orës 11:00 është pranuar informata se një person i cili jetonte i vetëm në banesën e tij në lagjen “Tuneli i Parë” nuk ishte parë për tri ditë me radhë dhe dera e banesës ishte e mbyllur.

Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor. Pas hapjes me forcë të derës, brenda banesës është gjetur një mashkull rreth 54-vjeçar pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjekët në vendngjarje.

Prokurori është njoftuar për rastin dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetimet për këtë rast po zhvillohen dhe ai aktualisht trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Lexo edhe:  E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në spital, pëson një aksident të rëndë