Adriana Matoshi deklaroi rreth 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka dorëzuar deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2025 pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke ofruar një pasqyrë të të ardhurave dhe pasurisë së saj për vitin 2024.

Sipas deklaratës, Matoshi posedon një veturë Fiat në vlerë 13 mijë euro, dhuratë nga ish-bashkëshorti, por e regjistruar në emër të prindërve. Ajo ka gjithashtu një shtëpi 66 m², të ndërtuar në vitin 1990 me kursimet e babait, po ashtu në pronësi të prindërve, me vlerë tregu 400 mijë euro.

Ajo ka një kredi prej 15,800.03 euro për renovimin e shtëpisë, të marrë në nëntor 2024, me afat shlyerjeje prej 24 muajsh. Deri në momentin e deklarimit, borxhi i mbetur është 13,210.56 euro. Në llogarinë e saj bankare ka 8,809.81 euro të gatshme.

Të ardhurat e saj për vitin 2024 përfshijnë:

21,336.12 euro nga paga si deputete;
6,963 euro nga prezantimi në Festivalin “Fest 62” në RTSH;
240 euro nga shtesa dhe kompensime të tjera.
Ajo nuk ka deklaruar pasuri të regjistruar në emrin e saj, aksione, kriptovaluta apo donacione politike.

Përveç angazhimit në Kuvend që nga viti 2021, Matoshi mbetet aktive edhe në art dhe kulturë, duke balancuar rolin e saj politik me karrierën artistike.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Qeveria paralajmëron heqjen e tyre në rast se KFOR-i nuk vepron