Gjendet i vdekur në bodrumin e një shtëpie mërgimtari që ishte shpallur i zhdukur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 12:53 kanë pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.

Sipas Policisë, pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit.

“Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A., 72 vjeç, i raportuar më datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i Shtetit”, thuhet në njoftim.

Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë pikërisht për Avni Agushin, të cilin familja kishte ditë që po e kërkonte.

Lexo edhe:  I kërkuar për përndjekje kapet 32-vjeçari kosovar në Morinë