LAJMI I FUNDIT: Sulmi me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit në Skënderaj, suspendohen tre policë
Policia e Kosovës njofton se tre policë të rajonit policor në Skenderaj janë arrestuar në lidhje me rastin e gjuajtjes me ve të eskortës së Kryeministrit.
“Sot, me datë 10.06.2025 në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike ( PRQP) ndaj eskortës se Kryeministrit gjatë vizitës në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policor të Stacionit Policor Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”, thuhet në njoftim.