E trishtë: Sulmi në një shkollë në Austri, një nga të vrarët është 13-vjeçarja nga Kosova

Nga një sulm në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Merret vesh se në mesin e viktimave, është edhe një vajzë 13-vjeçare nga Kosova.

Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar.

Lexo edhe:  Familjarët e punëtorit që vdiq në “Trepçë”, të shqetësuar për rrethanat