Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Parashihen disa vranësira lokale, por pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm dhe me shumë pak gjasa për ndonjë reshje. Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta deri në 35 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat mjaft të larta për këtë periudhë kohore dhe shumë pak gjasa për reshje atmosferike.

Edhe dita e diel do të jetë shumë e nxehtë me temperatura deri në 35 gradë Celsius e ndoshta 36. Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vapë të fortë verore.

Të Hënën do të kemi depërtimin e një frontit dhe lokalisht me mundësi për ndonjë stuhi të izoluar. Temperaturat do të shënojnë ulje në tërë rajonin, përpos viseve bregdetare ku ulja e temperaturave do të jetë më e lehtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Luizi shfaqet sot në Shkodër me veturë luksoze