Serbët nuk u besojnë as ushqimin shqiptarëve: Delegacioni ka ardhur me ushqim dhe kuzhinier me vete në Tiranë

Delegacioni serb ka ardhur me ushqim dhe kuzhinier me vete në Tiranë

Delegacioni serb ka mbërritur në Tiranë mesditën e kësaj të premteje, 6 qershor, teksa është shoqëruar nga forca të shumta policie.

Por, ajo që bie në sy te delegacioni serb, pas refuzimit të akomodimit në ambientet e sugjeruara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është se ata nuk i besojnë shqiptarve as ushqimin.

Siç ka mësuar “Albanian Post”, ekipi serb ka mbërritur në Tiranë me ushqime dhe kuzhinier me vete, kjo pavarësisht se është akomoduar në një nga hotelet më prestigjoze të kryeqytetit shqiptar.

Lexo edhe:  Shqiptarët mblidhen në qendër të Tiranës për ta nderuar heroin Afrim Bunjaku