Përfshihet nga zjarri një kamionetë në autostradën Prishtinë–Pejë, Policia: S’ka pasoja në njerëz

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Prishtinë–Pejë, ku një kamionetë është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 21:05 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë-Malishevë”.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje si dhe njësia e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur”, tha Elezaj.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Halil Kastrati nis ndërtimin e 5 shtëpive në Mitrovicë