Aksident në Klinë, lëndohen tre persona – Policia jep detaje
Pak më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasdites, pranë një pompe derivatesh në fshatin Pogragjë të komunës së Klinës.
Në këtë aksident, i cili përfshiu dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime serioze.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.