Aksident në Marevc, momenti kur mjeku intervenon për t’i nxjerrë nga vetura të aksidentuarit dhe ua jep ndihmën e parë

Një aksident përgjatë së enjtes ka ndodhur në fshatin Marevc të Prishtinës, në afërsi të Lagjes së Vrajollve.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga momenti kur mjeku Ferat Makolli intervenon për t’i nxjerrë nga vetura dy të aksidentuar.

Makolli ua jep edhe ndihmën e parë të aksidentuarve.

Nga aksidenti nuk është shënuar asnjë viktimë.

Lexo edhe:  Aksident mes dy veturave në fshatin Koreticë, lëndohen pesë persona – shkaktohen kolona të gjata në trafik