Shpërthim në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg

Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg, ku sipas burimeve të Jepi Zë, një cisternë që transportonte hirin nga KEK-u për hidrombushje është shpërthyer, duke shkaktuar një pluhur të madh në zonë.

Ky hir, i cili përzihet me një material tjetër, përdoret për mbushjen e punisheteve që shfrytëzohen në minierë. Kjo procedurë ka për qëllim krijimin e stabilitetit për të parandaluar shembjet brenda hapësirave të punës ku nxjerret minerali.

Sipas informacioneve, nga ky shperthim nuk ka të lënduar.

Autoritetet dhe menaxhmenti i minierës ende nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth shkakut të shpërthimit apo ndonjë dëmi të mundshëm material.

Lexo edhe:  “Të njohim nga Olsi, ke një këngë me klikime të blera”, Gerta dhe Valbona në debat të zjarrtë me Eglin teksa ajo iu thoshte s’e nuk i njeh si VIP