E kanosi ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale – hapet rast për dhunë në familje ndaj 47-vjeçarit

Një grua nga Fushë-Kosova ka përjetuar frikë dhe pasiguri pasi është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj përmes rrjeteve sociale.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar më 2 qershor 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Hajrullah Zymi”, ku viktima E.K 25-vjeçare ka deklaruar se Sh.D., 47-vjeçar i ka dërguar mesazhe kërcënuese, të cilat i kanë shkaktuar ankth dhe ndjenjë të rrezikut për jetën.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka intervistuar të dyshuarin, ndërsa me urdhër të Prokurores së Shtetit, është iniciuar rast për “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërkohë që i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga njësitë përkatëse.

Lexo edhe:  Ky është momenti i shpalljes së vendimit dhe reagimi i Salih Mustafes