Përfundon bastisja në Ministrinë e Bujqësisë, çka është konfiskuar?

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), pjesë e Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni u zhvillua me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe kishte në shënjestër dyshimet për shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e një fabrike për mbetjet shtazore.

Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me bastisjen tek Ministria e Bujqësisë që ndërlidhet me dyshimet për tenderin për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për mënyrën e dhënies me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Lexo edhe:  Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Enver Geci