Dënohet me 4 vite burg burri i Alma Arrazit, e cila vrau veten dhe tre fëmijët pas dhunës në familje
Gjykata e Shkodrës ka shpallur fajtor Erdgys Arrazin për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe e ka dënuar me 6 vite burg, dënim që u reduktua në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Rasti tronditës që çoi në këtë vendim gjyqësor ndodhi një vit më parë, kur Alma Arrazi u hodh në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, duke i dhënë fund jetës pas një historie të gjatë dhune në familje.
Pas tragjedisë, Erdgys Arrazi u arrestua nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë sistematike fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjykata e konsideroi këtë dhunë si faktor që e shtyu Almen drejt aktit ekstrem.