Policia shpall tender 400 mijë euro për pjesë të xhipave
Policia e Kosovës ka shpallur tender në vlerë 400 mijë euro për furnizim me pjesë për automjetet “Toyota Land Cruiser 150”.
Sipas dosjes së tenderit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, përmes këtij tenderi parashihet furnizimi me 211 pjesë.
“Vërejtje: Çmimi totali i tenderit në formularin e tenderit duhet të shënohet totali i çmimit te poentuar ne % në euro”, theksohet në dosje.
Kompania fituese duhet të ofrojë garancion të pjesëve i cili duhet të jetë minimum 12 muaj, si dhe të ofrojë një deklaratë me shkrim se do t’i kryer shërbimet pa kosto shtesë, siç janë: diagnostifikimi i prishjeve, kodimi e dekodimi i diagnostifikimit të pjesëve-sistemeve, regjenerimin e automjeteve si dhe çdo problem tjetër të natyrës elektronike që kërkohet nga Policia.