Zv.komandanti i Policisë në veri: “Na thonë kena me ju vra, hala s’na ka vra kurrkush, kur të ndodhë, këqyrim”

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë deklarata të forta në “Kosova Live” në T7, pas incidentit të fundit në Mitrovicën e Veriut, ku një zyrtar policor ndërhyri gjatë një përplasjeje me maturantë serbë.

Elshani konfirmoi se janë bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij dhe kolegëve të tij:
“Na thojnë kena me ju vra. Deri tash hala s’na ka vra kërkush. Kur të ndodhë, kqyrim” deklaroi ai.

Ai theksoi se tensionet në veri janë të vazhdueshme dhe se oficerët e Policisë së Kosovës operojnë çdo ditë nën presion e kërcënime e provokime.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston një person që ishte në kërkim