Policia publikon foton e një gruaje, dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore ka publikuar fotografinë e një personi, e dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, transmeton Insajderi.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj”.