Arrestohen dy persona që grabitën nën kërcënimin e armës dy të rinj në Fushë Kosovë

Gazeta Sinjali mëson se pas hetimeve intensive të Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të mitur të dyshuar për një grabitje të armatosur të ndodhur më 4 maj 2025 në rrugën “Hysen Xhakolli”, afër hotelit “Emeraj Apartment” në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të mëngjesit, kur dy persona të veshur me të zeza dhe të armatosur me pistoletë, nën kërcënim armësh, ua kanë grabitur çantat dhe telefonin dy të miturve që po hynin në hotel – një shtetas me shtetësi të dyfishtë kazako-gjermane dhe një vajzë shqiptare.

Burimet e Sinjalit brenda hetuesisë bëjnë të ditur se sot, më 19 maj, në orën 10:00, është arrestuar në banesën e tij në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë i dyshuari H. Rrustemi, 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesë, atij i është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit “EKOL Tuna Grizzly” me një karikator pa fishekë.

Po ashtu, në orën 15:30 të së njëjtës ditë, është paraqitur në stacionin policor bashkë me avokatin e tij edhe i dyshuari tjetër, Bardh Kryeziu, 19-vjeçar i cili pas konsultimit me Prokurorin e Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokuroren për të Mitur dhe rasti është iniciuar për veprën penale “Grabitje” nën kërcënimin e armës.

Lexo edhe:  Keta janë personat e arrestuar në operacionin për fajde