Vjedhje e rëndë në familjen Berjani në Prishtinë – grabiten stoli ari dhe ora në vlerë rreth 30 mijë euro
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 17 maj 2025 në rrugën “Kerçova” në Prishtinë, ku një qytetari i janë vjedhur sende me vlerë të konsiderueshme materiale.
Burime të Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se ankuesi, Përparim Berjani, 40 vjeçar ka deklaruar në Stacionin Policor se gjatë kohës sa nuk ka qenë në banesë, persona të panjohur kanë hyrë brenda dhe i kanë vjedhur një sasi ari dhe disa ora dore, me vlerë të përbashkët prej rreth 30 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ekzaminimit të skenës së krimit, ndërsa me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë duke vazhduar.