Ish-ushtari i UÇK-së i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut: Po të isha në organet e sigurisë, do ta priste i njëjti fat në hyrje të Kosovës si mikun e tij dikur – hedh dyshime për lidhje me BIA-n

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka reaguar ashpër pas publikimit të fotos për vizitën e Nexhmedin Spahiut te Marko Gjuriq në Serbi.

Në një postim, Tahiri e ka cilësuar këtë vizitë si të papranueshme dhe ka vënë në pikëpyetje rolin dhe motivet e Spahiut, shkruan Jepi zë.

“Z. Spahiu duhet ta dijë se është me fat që nuk jam unë në krye të organeve të sigurisë – përndryshe, do ta kishte pritur i njëjti fat në hyrje të Kosovës siç e pati miku i tij dikur,” ka deklaruar Tahiri, duke iu referuar arrestimit të Gjurqit kur kishe hyrë pa leje në Kosovë.

Ish ushatri i UÇK-sëka shkruar se Spahiu nuk është as politikan që të përfaqësojë Kosovën në një shtet armik, e as gazetar që të zhvillojë intervista në emër të lirisë së shtypit, shkruan jepizë. “Ai është një qytetar i zakonshëm, njësoj si ata që u arrestuan pak ditë më parë për takime dhe bashkëpunim me agjentë të BIA-s serbe,” theksoi Tahiri.

Sipas tij, nuk është për t’u habitur që Serbia ka informacione të detajuara për Kosovën, përderisa ekziston një rrjet i tillë bashkëpunëtorësh.

“Ajo që më habit më shumë është pse Spahiu nuk ndodhet para prokurorisë duke dhënë deklaratë për këtë vizitë dhe kontaktet e tij,” përfundon postimin Tahiri./ Jepi zë

Lexo edhe:  Prokuroria në aksionin “Frangu”, ngrihen mbi 2 milionë euro dhe afro 900 mijë franga