Policët specialë të Kosovës ushtrojnë bashkë me ushtarët amerikanë

Në Bazën e Njësive Speciale “Vrella” është zhvilluar me sukses një trajnim i përbashkët ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME) të Policisë së Kosovës dhe njësisë EOD të KFOR-it amerikan.

Fokusi i këtij trajnimi ka qenë ndërhyrja profesionale në raste të pakove të dyshuara për bombë, si dhe hapja e automjeteve të dyshuara për praninë e mjeteve shpërthyese.

Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë rritja e kapaciteteve profesionale në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese (IED), në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Lexo edhe:  Skandaloze: Terroristi i vrarë në Banjskë përcillet në varreza si hero