Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët, i ftohtë dhe me reshje shiu e mundësi për rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Parashihen reshje të dendura shiu dhe reshjet do të zgjasin pothuajse gjatë tërë ditës me intensitet të ndryshueshëm duke zbutur thatësinë e madhe. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe në viset kodrinore-malore pritet të fillojnë reshjet e shqotës dhe borës sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Pasdite vonë dhe në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje shqote e bore edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës dhe kjo të ishte një ekstrem i llojit të vet.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe shiu. Në shumë vende priten reshje dhe rrebeshe të dendura shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Pasdite në veri të Malit të Zi priten reshje të dendura bore, ndërsa edhe në viset malore të Maqedonisë së Veriut dhe në veri e lindje të Shqipërisë mund të kenë reshje bore.

Fundjava vjen me përmirësim të pjesshëm të motit, por mbetet freskët dhe me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu kryesisht orëve të pasdites. Mëngjeset e hershme do të jenë mjaft të ftohta me mundësi për ngrica të dobëta në shumë zona kodrinore-malore.

Fillimi i javës së re më ngrohtë, por jo tërësisht stabil./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Biznesmeni milioner nga Mitrovica, Ekrem Peci, merr pagë nga Trepça pa shkuar "kurrë" në punë - i njëjti hapi kafenenë në veri