Kapet me kokainë në çantë në kufirin e Bërnjakut shtetasi malazez, përfundon në polici
Abuzimi me substanca narkotike mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Mbrëmë një shtetas i Malit të Zi është ndaluar në Pikëkalimin Kufitar “Bërnjak”, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Milos Milacic, rreth 37-vjeçar.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:30, gjatë kontrollit në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, tek 37-vjeçari është gjetur një sasi e dyshuar kokaine – konkretisht dy qese me një sasi që sipas tjë dyshuarit ishte për përdorim personal.
Substanca e dyshuar është konfiskuar nga Policia dhe rasti është proceduar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe do të hetohet nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë Veri.