Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Gazeta Sinjali mëson se një rast i vdekjes së papritur të një gruaje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 14 maj 2025, në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Prishtinë.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, viktima është Igballe Krasniqi, 50-vjeçare nga fshati Zllakuqan, komuna e Lipjanit, e cila ndodhej si shoqëruese e një pacienti në klinikë. Ajo është gjetur pa shenja jete rreth orës 02:30 dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Fillimisht, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e infarktit, por për shkak të kërkesës së familjarëve dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, ndërsa është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka autorizuar procedurat e nevojshme hetimore.

Rasti është inicuar dhe mbetet nën hetim, në pritje të rezultateve të obduksionit që do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Lexo edhe:  Vdes gardiani i Qendrës së Paraburgimit në Pejë