Bie në pranga në Prishtinë Bujar Krasniqi – kapet me kokainë dhe pajisje për paketim

Gazeta Sinjali mëson se një aksion i koduar “VERIU”, i zhvilluar më 13 maj 2025, ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për shpërndarje të narkotikëve në kryeqytet.

Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se në këtë operacion, i udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, në bashkëpunim me Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe ekipe të specializuara, është arrestuar në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë personi Bujar Krasniqi, 51-vjeçar.

Në bashkërendim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në rrugën “Ramë Govori”, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 20.02 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera në treg rreth 1,400 euro), Një telefon, Qese plastike dhe fletë alumini për paketim, Një peshore digjitale, Prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj Krasniqit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale sipas nenit 267 të Kodit Penal:

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hetimet janë duke vazhduar dhe pritet zgjerimi i procedurave ndaj të përfshirëve tjerë, nëse identifikohen.

Lexo edhe:  Gjakovari denoncon në Polici të dashurën e tij, thotë se po e maltreton psiqikisht