Dhunë në familje në Gjakovë – Vjehrri dyshohet se ka sulmuar nusen pas një mosmarrëveshjeje për fëmijët

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga anëtarët e familjes

Një rast i tillë është regjistruar në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij pas një mosmarrëveshjeje rreth kujdesit për fëmijët.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari Enver Gashi, 50 vjeçar, pas një debati verbal me M.G., 25 vjeçare, e ka ofenduar rëndë me fjalë dhe më pas e ka gjuajtur me një shkop plastik, pa i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, por ka refuzuar strehimin dhe urdhrin mbrojtës, duke u kthyer në shtëpi.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa ka mohuar veprën që i vihet në barrë. Me vendim të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

Lexo edhe:  Kurti u kërkon mërgimtarëve të mos ia hanë shtalbin