Tentim vrasje në Viti – dy persona në pranga të Policisë
Një rast i tentim vrasjes është regjistruar sot në komunën e Vitisë, ku dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se gjatë incidentit është përdorur armë zjarri, duke rrezikuar jo vetëm jetën e viktimës së identifikuar tashmë, por edhe sigurinë e të tjerëve në vendin e ngjarjes.
Kjo ka bërë që rasti të trajtohet edhe si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar motivin dhe rrethanat e sakta të ngjarjes