Rrahu gruan në Mazgit, i dyshuari për dhunë në familje dërgohet në paraburgim
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 09 maj 2025 në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, mëson Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima, A.Zh. është trajtuar nga mjekët dhe ka deklaruar para autoriteteve se bashkëshorti i saj, E.Zh., ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me grusht në kokë, shuplakë në fytyrë dhe duke e tërhequr me forcë për dore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazgit, ndërsa rasti është trajtuar nga njësitet policore përkatëse në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
I dyshuari është ndaluar fillimisht për 48 orë, ndërsa me datën 11.05.2025, është dërguar para Gjykatës Themelore në Fushë Kosovë, ku me vendim gjyqësor, atij i është caktuar masa e paraburgimit deri më 26 maj 2025.
Pas seancës, E.Zh. është transferuar në Qendrën e Paraburgimit, ku do të qëndrojë deri në vendimin tjetër të gjykatës.