Jozi “godet” pas mungesës së unazës nga Loredana: Dëgjo zemrën tënde

Ish-banori i “BBVA”, Joz Marku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale me një postim që ka shkaktuar shumë spekulime. Ai ka publikuar një foto shoqëruar me një mesazh të fuqishëm: “Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve”.

Ky postim ka nxitur shumë komente, me ndjekësit që janë pyetur nëse ky mesazh i referohej ndonjë tensioni me Loredanën.

Romanca e tyre kishte nisur brenda shtëpisë më të famshme në vend, por vazhdimësia e marrëdhënies mbetet e paqartë.

Për më tepër, ndjekësit kanë vënë re se në dorën e Loredanës mungon unaza që Jozi i kishte dhuruar, duke shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Lexo edhe:  “S’keni ça na boni! Plasni”/ I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi publikon video me Noizyn, ka një mesazh