Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Rama: Në janar nis fluturimet nga Kukësi “Air Kosova”

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës ka pritur sot fluturimin e tij të parë testues. Ulja e avionit shënoi jo vetëm një moment simbolik, por gjithashtu certifikimin teknik të pistës, ndërkohë që vijon procesi i certifikimit për komponentët e tjerë të aeroportit.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, e cilësoi projektin si jashtëzakonisht sfidues, duke theksuar kompleksitetin e ndërtimit mbi një terren që ndodhet dy metra nën nivelin e detit.

“Projekti s’ka qenë aspak i lehtë. Vetë fakti që i gjithë aeroporti është ngritur mbi terren, për të garantuar një platformë solide të standardeve më të larta ndërkombëtare, tregon punën e madhe të bërë”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, Kryeministri Rama njoftoi edhe nisjen e një kompanie të re ajrore shqiptare, “Air Kosova”, e cila sic tha ai do të operojë fluturime nga Aeroporti i Kukësit duke filluar nga janari.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person njoftone menjëherë Policinë