I droguar, 34-vjeçari në Fushë-Krujë u vra me kaçavidë!
34-vjeçari Indrit Ndoji i cili u gjet i vrarë në një kanal në anë të rrugës në Fushë Krujë të premten sipas autopsisë është goditur me në arterjen femorale me kaçavidë.
Sipas policisë nuk kemi të bëjmë me një vrasje me armë zjarri. Nga ana tjetër ka dyshime se autorët e vrasjes nuk kanë dashur që ta ekzekutonin 34-vjeçarin, por kanë synuar që t’i bënin presion për të marrë prej tij ndonjë informacion.
Dyshohet se gjatë kohës kur u qëllua me armë, Indrit Ndoji të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Nga kamerat e sigurisë rezulton se viktima gjatë gjithë ditës së enjte ka qenë në një lokal pranë mbikalimit të Fushë-Krujës dhe më vonë gjatë ditës në një tjetër lokal në aksin Krujë-Milot.
34-vjeçari u gjet i hedhur në një kanal në anë të rrugës pranë banesës së prindërve të tij. Ai kishte një plagë në këmbë dhe lëndime në kokë. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit.