Aksion i Njësisë Speciale në Kaçanik, bastiset një lokal me barna popullore

Herët në orët e para të mëngjesit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në qytetin e Kaçanikut. Objektiv i këtij operacioni është një lokal që, sipas informacioneve të para, merrej me përpunimin dhe shitjen e barnave popullore – aktivitet ky që dyshohet se po zhvillohej pa leje dhe jashtë kritereve ligjore.


Bastisja është ende në zhvillim e sipër dhe forcat policore janë të pranishme në terren, duke kryer kontrolle të imtësishme brenda lokalit. Deri në këtë moment, nuk ka konfirmim zyrtar nëse është arrestuar pronari i këtij biznesi apo ndonjë i dyshuar tjetër.

IndeksOnline po e ndjek nga afër këtë operacion dhe do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të ri

Lexo edhe:  Pamje nga vetaksidenti ku humbi jetën një person në Pejë