Gjesti me përgjigjen që bëri namin pas finales: Jam i dashuruar… në Zotin
Vetëm pak minuta pas shpalljes si fitues i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti dha një intervistë plot humor dhe emocione për gazetarin Ronaldo Sharka, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
I pyetur pse mendon se e fitoi këtë edicion, Gjesti u përgjigj pa u menduar gjatë:
Ronaldo: Pse e fitove ti Big Brother VIP?
Gjesti: Se ia kam dridhë.
Ronaldo: Kujt ia dridhe?
Gjesti: Krejt, të tanve, radhë, jashtë.
Për kritikët që mund të vënë në dyshim fitoren e tij për shkak të mungesës së shkollës, ai pati një përgjigje të prerë:
Ronaldo: Për ata që mund të thonë se fitoi një i pa shkollë, që s’di shumë të argumentojë, çfarë ke për t’i thënë?
Gjesti: Ata që kanë shkollë s’e fituan, unë e fitova pa shkollë.
I përlotur dhe falënderues, ai ia dedikoi këtë arritje të gjithë atyre që e mbështetën:
Gjesti: Fitoren, familjes, publikut, shumë faleminderit të gjithëve.
Momenti kur përqafoi Eglin pas fitores, shkaktoi kuriozitet:
Ronaldo: “Eglin e ke përqafuar pas fitores”.
Gjesti: “Eglit 100 mijë euro, ja ku i ka. U kry me Eglin, ajo i ruan.”
Lidhur me mbrëmjen e finales dhe planet personale, fituesi tha:
Gjesti: “Gjithqysh me familje, edhe dashurinë ta marr prej publikut.”
Ndërsa pyetjes nëse doli i dashuruar nga Big Brother-i, ai iu përgjigj me bindje:
Ronaldo: Nga ky Big Brother dole apo jo i dashuruar?
Gjesti: I dashuruar? Jam i dashuruar. Në Zotin!
Në fund, kur u pyet për mënyrën se si do ta shpenzojë çmimin prej 100 mijë eurosh, Gjesti shprehu qëllimet e tij me sinqeritet:
Gjesti: Do t’ia kushtoj familjes, atyre që kanë nevojë, në punë, biznes, në muzikë me investu.