Parashikimi i motit gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot më i qetë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe me mundësi të pakta për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 21 apo 22 gradë Celsius në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu orëve të pasdites.
E diela ditë e vërtetë pranverore, por edhe e ngrohtë. Parashihet stabilitet i plotë atmosferik me diell dhe rritje të temperaturave në të gjitha viset tona.
Edhe dita e Hënë do të jetë e ngrohtë, por orëve të pasdites vranësirat ditore do të zhvillohen fuqishëm duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto reshje do të jenë të karakterit lokal dhe më shumë priten në viset kodrinore-malore.
Nga e Marta pak më freskët dhe me rrebeshe të shpeshta shiu, nganjëherë lokalisht me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan