Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën.

Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.

Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.

Lidhur me rastin, Policia ka konfirmuar se i dyshauri është arrestuar dhe intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

Lexo edhe:  Dyshohet se dje janë vrarë 10 terroristë serbë në veri