Çifti nga Suhareka në prag të divorcit, burri i shkon gruas në banesë dhe i bie shuplakë

Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në vendin tonë. Nuk janë të rralla rastet kur dhuna shfaqet edhe te çiftet bashkëshortore të cilët janë në prag të shkurorëzimit.

Një rast i tillë ka ndodh sot në Suhaerkë, ku një burrë e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten me të cilën është në proces të divorcit.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Rasti ka ndodh sot rreth orës 12:15. Ish-bashkëshorti i ka shkuar në banesë ish-bashkëshortes. Qëllimi ka qenë që me shku në seancë gjyqësore për me bë shkurorëzimin. Në bisedë e sipër ka eskaluar biseda dhe e ka goditur ish-bashkëshorten me shuplakë”, tha ai.

Viktima e ka raportuar të dyshuarin në polici dhe ky i fundit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Minatori i Trepçës pas 12 vite punë merr rrugën e mërgimit: Shkova për një jetë më të mirë, nuk do i harrojë shokët e punës “luanat e nëntokës”