Lista Serbe i reagon Gërvallës: Deklaratat se do ta votojmë Qeverinë Kurti janë gënjeshtër e pastër, ndoshta është dëshirë e tyre

Lista Serbe ka theksuar se deklaratat se deputetë të saj do ta votojnë Qeverinë Kurti “janë gënjeshtër e pastër”, shkruan Reporteri.net.

Sipas tyre, për një gjë të tillë janë të vetëdijshëm edhe Vetëvendosje, ndërsa thonë se “gënjeshtrat që i postojnë dukshëm i shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme”.

“Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kurtit, publikisht dëshirojmë të theksojmë se mbështetja e pretenduar për përfaqësuesit e Listës Serbe është gënjeshtër e pastër. Ndoshta është dëshira e tyre, një insinuatë apo diçka e tretë, por e përsërisim qartë dhe publikisht se nuk është e vërtetë”.

“Ne jemi absolutisht të sigurt se për këtë janë të vetëdijshëm edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes, por gënjeshtrat që i postojnë dukshëm i shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme, prandaj i refuzojmë publikisht”, thuhet mes tjerash në reagimin e Listës Serbe në Faceebook.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet afër në rrugën Prishtinë-Gjilan, humb jetën një 49 vjeçar