Më 15 prill 2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për kalim të mjeteve të padeklaruara në dalje të Republikës së Kosovës.
Më 15 prill 2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për kalim të mjeteve të padeklaruara në dalje të Republikës së Kosovës.
Gjatë një kontrolli të hollësishëm të katër shtetasve serbë që po udhëtonin në këmbë, zyrtarët policorë dhe doganorë kanë gjetur në çantat e dorës të tyre gjithsej 51,170 euro. Secili nga udhëtarët mbante më shumë se 10 mijë euro, shumë që tejkalon kufirin e lejuar për dalje pa deklarim, shkruan “Jepi zë”.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga Dogana e Kosovës, duke u shqiptuar masa për kundërvajtje doganore.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi qëllimin e transportimit të shumës së konsiderueshme të parave, ndërsa hetimet lidhur me rastin pritet të vazhdojnë.