Aksident trafiku tek “Kodra e Trimave” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në hyrje të Prishtinës, saktësisht në lagjen Kodra e Trimave.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente, si Policia dhe Ambulanca.

Nuk janë dhënë ende detaje në lidhje me të lënduarit apo dëmet materiale.

Lexo edhe:  Qeveria kërkon që minatorët t’i kthehen punës: Çdo ditë mospune, Trepçës i kushton 40-50 mijë euro